LAJMI I FUNDIT:

Detaje të Jeep Renegade që do të prezantohet këto ditë në Itali (Foto)

Detaje të Jeep Renegade që do të prezantohet këto ditë në Itali (Foto)

Modeli Renegade i ri, është ndërtuar me platformën e huazuar nga Fiat

Ky Jeep që ka dalë në treg më 2015, nevojitej të bënte disa ndryshime gjatë moshës së mesme, në mënyrë që t’i bëjë ballë konkurrencës në këtë segment makinash, transmeton Telegrafi. Të gjitha këto ndryshime, do të bëhen të ditura brenda ditësh, kur të filloi edicioni i ri i Turin Motor Show në Itali.


Deri më tani, ka pasur vetëm një imazh zyrtar, që tregon se kjo makinë do t’i ketë dritat në fomë të shkronjës X. Janë gati të njëjta me ato të Renegade të tanishëm, gjë që është majft e pëlqyeshme.

Nën kapak do ta ketë motorin me 1.0-litra që prodhon 120 kuajfuqi, apo variantin me 1.3-litra që prodhon deri në 180 kuajfuqi. Jeep do të ofrojë mundësinë me benzinë, pasi nuk ka plane për ato me naftë ose hibride.

Fakti që nuk do të ketë mundësi hibride, është konsideruar si shumë e çuditshme, megjithatë pritet që të vije dikur më vonë. Të gjitha detajet e kësaj Renegade, të ndërtuar në platformën e Fiat, pritet t’i mësojmë gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/