LAJMI I FUNDIT:

Detaje “pikante” nga lista e LDK-AKR-Alternativa

Detaje “pikante” nga lista e LDK-AKR-Alternativa

Lista e kandidatëve për deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket shumë më ndryshe se herë të tjerë.

Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.


Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.

Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1. Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.

Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli. Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.

E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61. Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.

Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14. Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.

Ndërsa, prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, do të mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori