LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

Nj 30-vjeçar, që mbeti i vrarë në Kaçanik, jetonte jashtë vendit, derisa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë.

H. Berisha ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.


“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Prokuroria dhe Policia japin detaje për vrasjen në Kaçanik: Të dyshuarit në arrati, motivet nuk dihen
Lexo po ashtu Prokuroria dhe Policia japin detaje për vrasjen në Kaçanik: Të dyshuarit në arrati, motivet nuk dihen

RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes njofton se viktima është 30-vjeçar derisa i plagosuri është vëllai i viktimës.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen, derisa të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori