LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga sulmi në Paris (Foto/Video)

Detaje nga sulmi në Paris (Foto/Video)

Një polic është qëlluar për vdekje në Paris, derisa autoritetet e sigurisë janë duke e cilësuar rastin si sulm “terrorist”, shkruan Mirror.

Një polic tjetër është plagosur pas të shtëna me kallashnikov, kur një burrë hapi zjarr në kryeqytetin francez, transmeton Telegrafi.


Të shtëna kanë ndodhur në Champs Elysees – një nga bulevardet më të njohura në botë.

Besohet se të dy sulmues janë të përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm, derisa njëri prej tyre është qëlluar për vdekje nga policia.

Sulm në Paris, vriten dy policë dhe sulmuesi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulm në Paris, vriten dy policë dhe sulmuesi (Foto/Video)

Dyshohet se sulmuesi tjetër është në arrati, derisa të shtënat kanë ndodhur vetëm pak ditës para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në këtë vend.

Ndërkaq autoritetet po e cilësojnë rastin si “sulm terrorist”. Megjithatë, burime brenda policisë pretendojnë se sulmi mund të ketë lidhje me një plaçkitje të armatosur.

Sipas mediave franceze, polici ishte qëlluar për vdekje derisa po qëndronte brenda veturës duke pritur në semafor. /Telegrafi/