LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga objekti i ri i paidentifikuar i rrëzuar mbi Kanada nga aeroplani amerikan F-22

Detaje nga objekti i ri i paidentifikuar i rrëzuar mbi Kanada nga aeroplani amerikan F-22

Një objekt i paidentifikuar është rrëzuar të shtunën mbi pjesën veriore të Kanadasë, që është hera e tretë kur forcat ajrore amerikane rrëzojnë objekte të tilla në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, përkatësisht objekti i dytë që u rrëzua mbi qiellin në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit.

Të premten një aeroplan luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar në hapësirën ajrore mbi Alaskë, kurse vikendin e kaluar i po i njëjti lloj i aeroplanit rrëzoi një tjetër në brigjet e Karolinës së Jugut, transmeton Telegrafi.


Bëhej fjalë për një balonë kineze, për të cilin Shtetet e Bashkuara pretendojnë se shërben për spiunim, në anën tjetër Kina pretendon se është një fluturake civile që përdoret për hulumtime meteorologjike.

Në rastin më të fundit të rrëzimit të objektit mbi Yukonin kanadez, objekti u rrëzua nga aeroplani F-22, e kjo është konfirmuar edhe nga kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili tha se kishte dhënë urdhrin për rrëzim, duke shtuar se ka biseduar në telefon me presidentin amerikan Joe Biden.

Aeroplanët amerikanë rrëzojnë një objekt tjetër të paidentifikuar mbi Kanada
Lexo po ashtu Aeroplanët amerikanë rrëzojnë një objekt tjetër të paidentifikuar mbi Kanada

Objekti u rrëzua me raketën AIM-9X nga aeroplani amerikan F-22 Raportor. Me të njëjtën raketë dhe aeroplan të premten u rrëzua objekti i paidentifikuar mbi Alaskë, kurse më 4 shkurt edhe balona kineze.

Deri më tani nuk ka gjurmë që objekti i paidentifikuar të ketë ndonjë lidhje me balonën kineze, por duket se zyrtarët e Sigurisë Kombëtare si në SHBA ashtu dhe Kanada janë nervoz, raporton CNN.

Siç raporton CBS News, në hetime është përfshirë FBI-ja amerikane që do të ndihmojë autoritetet kanadeze. E me sa duket bëhet fjalë për një objekt cilindrik, më i vogël se balona kineze, ka njoftuar zyra e ministres kanadeze të Mbrojtjes.

“Objekti ka fluturuar në një lartësi prej afërsisht 12 mijë metra, dhe në mënyrë të pazakontë është futur në hapësirën ajrore të Kanadasë dhe ka paraqitur rrezik për sigurinë gjatë fluturimeve civile”, u tha ndër tjera nga kjo ministri.

“Nëse ka qenë një balonë tjetër kineze për spiunim, kjo tregon që Kina nuk është e aftë për t’i menaxhuar apo qëllimshëm po i provokon SHBA-të”, tha për New York Times, Michael P. Mulroy, ish-zyrtar i Pentagonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori