LAJMI I FUNDIT:

Detaje dhe pamje tronditëse – kolegët që ishin me të rrëfejnë momentin e vrasjes së gazetares së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Detaje dhe pamje tronditëse – kolegët që ishin me të rrëfejnë momentin e vrasjes së gazetares së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Një gazetare e Al Jazeera u qëllua dhe u vra ndërsa mbulonte një bastisje izraelite në qytetin e pushtuar të Jenin, në Bregun Perëndimor – të mërkurën herët.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze për kanalin në gjuhën arabe të transmetuesit të lajmeve, u qëllua dhe vdiq menjëherë më pas.

Ali Samoudi, një tjetër gazetar palestinez, u shtrua në spital në gjendje të qëndrueshme pasi u qëllua në shpinë.


Dhe siç vë në pah Euronews, transmetuesi fajësoi forcat izraelite, por kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se ajo ishte vrarë “me siguri” nga të shtënat palestineze.

Rrjeti Al Jazeera me bazë në Katar ndërpreu transmetimin e tij për të njoftuar vdekjen e saj.

Në një deklaratë të transmetuar në kanalin e tyre, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të dënojë dhe të mbajë përgjegjës forcat okupuese izraelite për shënjestrimin dhe vrasjen e qëllimshme të koleges sonë”.

“Ne zotohemi se do t’i ndjekim penalisht autorët ligjërisht, pavarësisht se sa shumë përpiqen të mbulojnë krimin e tyre dhe t’i nxjerrim para drejtësisë”, citohet të ketë thënë Al Jazeera në një deklaratë.

Ndërkohë ushtria izraelite tha se forcat e saj u sulmuan me armë zjarri të rëndë dhe eksplozivë gjatë operacionit në Jenin dhe se ata qëlluan kundër sulmuesve.

Ushtria tha se “po heton ngjarjen dhe po shqyrton mundësinë që gazetarët të jenë goditur nga persona të armatosur palestinezë”.

Ndryshe, Abu Akleh, 51 vjeçe, ka lindur në Jerusalem.

Ajo filloi të punonte për Al Jazeera në vitin 1997 dhe raportonte rregullisht në kamera nga të gjithë territoret palestineze.

Në pamjet video të incidentit, Abu Akleh mund të shihet e veshur me një xhaketë blu të shënuar qartë me fjalën “PRESS”.

Ndërsa Samoudi, që punonte si producent i saj, tha për Associated Press se ata ishin në mesin e një grupi prej shtatë gazetarësh që shkuan për të mbuluar bastisjen herët të mërkurën.

Ai tha se të gjithë kishin veshur veshje mbrojtëse që i identifikonin qartë si reporterë dhe ata kaluan pranë trupave izraelite në mënyrë që ushtarët t’i shihnin dhe të dinin se ishin atje.

Siç ka treguar ai, e shtëna e parë me armë nuk e goditi, pastaj e dyta e goditi atë dhe e treta vrau Ebu Akleh.

Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh vritet në Bregun Perëndimor - derisa po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite
Lexo po ashtu Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh vritet në Bregun Perëndimor - derisa po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite

Në rrëfimin e tij ai tha se nuk kishte militantë apo civilë të tjerë në zonë – vetëm gazetarë dhe ushtri.

Ndërsa sugjerimi i ushtrisë se ata u qëlluan nga militantët, sipas tij, ishte një “gënjeshtër e plotë”.

https://twitter.com/JamalsNews/status/1524247715688951808?s=20&t=ynhwd6WJfRz_ALuuUia_ww

Një rrëfim të njëjtë ka dhënë edhe Shaza Hanaysheh, një gazetare me një faqe interneti palestineze lajmesh, e cila ishte gjithashtu në mesin e reporterëve.

Ajo, siç raporton Euronews, përcjell Telegrafi, dha një deklaratë të ngjashme në një intervistë me kanalin arab të Al Jazeera, duke thënë se nuk kishte përleshje apo të shtëna në zonën e afërt.

Kur filluan të shtëna, ka rrëfyer Hanaysheh, ajo dhe Ebu Akleh vrapuan drejt një peme për t’u strehuar.

“Unë arrita te pema para Shireen. Ajo ra në tokë. Ushtarët nuk pushuan së qëlluari edhe pasi ajo ra. Sa herë që shtrija dorën drejt Shireenit, ushtarët qëllonin drejt nesh”.

Izraeli ka kryer bastisje pothuajse ditore në Bregun Perëndimor të pushtuar në javët e fundit në mes të një sërë sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit, shumë prej tyre të kryera nga palestinezë nga dhe rreth Jeninit.

Qyteti, dhe veçanërisht kampi i tij i refugjatëve, ka qenë prej kohësh i njohur si një bastion i militantëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori