LAJMI I FUNDIT:

Detaje dhe pamje të një zjarri të madh që shpërtheu të martën në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Detaje dhe pamje të një zjarri të madh që shpërtheu të martën në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një treg popullor Krishtlindjesh në Berlin ndërsa turistët u larguan nga zona dhe dy persona u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet dramatike tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi tregun përballë Rotes Rathaus (bashkia e kuqe e qytetit) në kryeqytetin gjerman të martën në mbrëmje.


Dy persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime pas zjarrit, i cili tani është shuar, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarri përfshiu dy tezga të cilat shisnin mallra festive.

Mediat më tej kanë raportuar se ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin me zjarrin, dy bombola të vogla gazi shpërthyen.

Lajmi vjen vetëm një javë pasi dy persona u arrestuan në North Rhine-Westphalia dhe Brandenburg pasi dyshohet se kishin komplotuar sulme në tregjet e Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori