LAJMI I FUNDIT:

Destinacionet evropiane që pa menduar dy herë duhet t’i vizitoni

Destinacionet evropiane që pa menduar dy herë duhet t’i vizitoni

Si një prej pjesëve më të dashura dhe më së lehtë të qasshme në botë, Evropa është shtëpi e shumë destinacioneve të bukura.

Historia do t’ju joshë në qytetet antike si Roma, Athina dhe Lisbona, ndërkaq të bëmat kulinare në thuajse çdo kënd ju thërrasin nga Parisi deri në Londër, transmeton Telegrafi.


Nuk bën t’i harrojmë as tokat mbresëlënëse të Irlandës dhe Skocisë.

Thënë më thjesht, me siguri se merr kohë e tërë jeta që ta vizitoni thellë secilin destinacion të bukur të Evropës.

Pavarësisht se këto ndalesa ikonike e meritojnë vëmendjen tuaj të plotë, ka edhe disa tjera që nuk kanë trafik kaq të madh kërkimi, por që mund t’jua dhurojnë një perspektivë krejtësisht të re mbi vendin dhe njerëzit e vet.

Më poshtë i keni disa prej perlave më të nënvlerësuara të Evropës.

Ishujt hebride të Skocisë

Ishujt e Skocisë kanë zënë vendin e shtatë në listën e ishujve më të mirë të botës në Evropë.

Bëni një udhëtim me traget përtej ishullit Skye për të eksploruar atë që konsiderohet si një prej habitatëve të fundit natyralë të Evropës – Hebridet e Jashtme.

Ky koleksion i ishujve ju ofron një zhytje të thellë në historinë kelte, trashëgiminë dhe sharmin.

Aty mund t’i dëgjoni vendasit duke folur ose kënduar në gjuhën gaelike, mund të magjepseni me kishat mesdhetare, etj.

Sardenja, Itali

Ishulli i Sardenjës është një orë larg me aeroplan nga Roma.

Peizazhi që e definon Sardenjën ka një vijë bregdetare prej 2,000 kilometrave të gjatë dhe plazhe në male.

Rrënoja e gurit nga Epoka e Bronzit e karakterizojnë këtë ishull, por edhe fakti se ky regjion ka 300 ditë të vitit me rreze të diellit.

Selaniku, Greqi

Ky port verior ofron shumë gjëra për dashamirët e historisë, por ka edhe një jetesë të mrekullueshme moderne në të.

Ju mund të shëtiteni përmes rrënojave nga romakët, bizantinët e otomanët – falë sundimeve të shumta – dhe pastaj mund të shkoni në rrugën Valaoritou për kokteje dhe muzikë të shumtë.

Vicenza, Itali

Keni dëgjuar për Venicen dhe Veronen, por me një udhëtim 30-40 minutësh nga secila prej tyre mund të arrini në Vicenza.

Në këtë vend do të mahniteni me ndërtesat unike, e veçanërisht nga ato të shekullit 16-të të krijuara nga arkitekti Palladio. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori