LAJMI I FUNDIT:

Destani premton gjysmë milioni euro për suksesin e radhës të Shkëndijës (Foto)

Destani premton gjysmë milioni euro për suksesin e radhës të Shkëndijës (Foto)

Shkëndija e Tetovës nesër përballet me skuadrën belge, Gent në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Për të mbërritur deri këtu, Shkëndija kaloi ekipet e njohura, të tilla si, çekja Mllada Bolesllav, Neftçin nga Azerbeijxhani dhe Cracovia nga Polonia.


Sot lojtarët e Shkëndijës janë takuar edhe me pronarin e Shkëndijës Lazim Destani, njëherit edhe pronar i kompanisë ‘Ecolog’ i cili i ka motivuar dhe ju ka premtuar premio nëse e kalojnë këtë fazë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lazim Destani

“Më vjen mirë që sot takohem edhe me ju dhe që jeni bërë pjesë e sukseseve të klubit tonë. Ne kështu duke u dhënë mbështetje futbollistëve kemi treguar se klubi është i të gjithëve dhe se sukseset janë më me vlerë kur të gjithë jemi të bashkuar. Mendoj se ky sukses që ka shënuar klubi ynë është historik, por kam një ndjenjë që kemi mundësi që të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Andaj unë falënderoj të gjithë mediat për mbështetjen që na kanë dhënë dhe uroj të vazhdojmë të shënojmë momente të mira me Shkëndijën tonë dhe tujën”, ka thënë  Lazim Destani në takim me gazetarët në hotelin në Gent ku po qëndrojnë futbollistët dhe gazetarët.

Destani ka premtuar gjysëm milioni euro premio nëse Shkëndija e kalon Gentin në këtë fazë dhe kualifikohet për grupet e Ligës së Evropës.

Lazim Destani edhe vetë personalisht është takuar me lojtarët e më pas me gazetarët për t’i mbështëtur në punën e tyre në mbështetjen që i jepet Shkëndijës në rrugën evropiane dhe në kampionatin vendor.

Sonte rreth orës 20:30 priten të dalin përfaqësuesit e ekipeve Gent dhe Shkëndija në një konferencë për shtyp, të cilën Telegrafi do t’ia transmetoj LIVE.

Kujtojmë se Shkëndija është edhe fituese e Kupës së Maqedonisë për vitin e kaluar ndërsa sivjet si prioritet e kanë triumfin në Ligën e parë të Maqedonisë. /Telegrafi/

Lazimi me gazetaret

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori