LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Sot nuk arritëm marrëveshje për PSP-në, takimet do të vazhdojnë

Deskoska: Sot nuk arritëm marrëveshje për PSP-në, takimet do të vazhdojnë

Sot në Ministrinë e Drejtësisë ka përfunduar takimi i parë në të cilin pushteti dhe opozita diskutojnë rrth propozim-ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale, që është një prej kushteve për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pas takimit të grupeve të punës mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në konferencë për shtyp tha se sot nuk kanë arritur marrëveshje dhe sqaroi se dallimi kryesor është tek puna e PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi biseduar për çdo nen veç e veç. Dallimet kryesore janë për punën e PSP-së. Ata propozuan që PSP të jetë pjesë e Prkurorisë për Krim të Organizuar. Propozim që nuk mund të pranohet nga ne”.


“Dallim tjetër është fati i hetimeve të PSP-së, procedurat parahetimore dhe aktakuzat që janë ngritur pas afatit 18 mujor të Prokurorisë. Në takim e sotëm nuk arritëm të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto çështje, i kemi dhënë argumentet tona. Kemi kërkuar që të shqyrtojnë ato dhe nëse ka disponim të ulemi dhe të bisedojmë sërish. Marrëveshja është që deri të enjten të japin përgjigje në formë amendamentesh për propozimet tona, ndërsa të premten të ulemi do të bisedojmë sërish”, tha mes tjerash Deskoska.

Ndryshe, këto takime pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Afati deri te i cili duhet të ketë ndonjë zgjidhje dhe ky ligj të sillet në Kuvend është deri në fund të muajit mars kur fillon fushata për zgjedhje presidenciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori