LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Organizimi i nxënësve një mundësi e rëndësishme për “edukimin demokratik”

Deskoska: Organizimi i nxënësve një mundësi e rëndësishme për “edukimin demokratik”

Organizimi i nxënësve është një mundësi e rëndësishme për “edukimin demokratik”. Përmes shoqërimit, nxënësit mësojnë për mënyrat e realizimit të organizuar të të drejtave dhe interesave të tyre. Me pjesëmarrjen në procesin e vendimit, stërviten për demokracinë por janë edhe korrigjues të të rriturve kur vendoset për çështje të cilat janë në interes të nxënësve.

Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, në konferencën “Përforcimi i pjesëmarrjes së nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollat e mesme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Garancitë themelore për organizim të nxënësve i gjejmë në Konventën për të drejtat e fëmijëve. Tërë jetën time angazhohem për institucione edukative që do të jenë vende për praktikumin e demokracisë. Shkollat dhe fakultetet duhet të jenë ‘shkolla të demokracisë’ dhe duhet ta ruajnë dhe stimulojnë aktivizimin e të rinjve”, tha Deskoska.

Sipas saj, nëpër procesin e arsimit mund të krijoni qytetarë aktivë të cilët do të jenë bartës të pushtetit, gjegjësisht kontrollues dhe korrigjues të tij, ndërsa mund të krijoni edhe subjekte të cilat do të jenë të nënshtruar ndaj manipulimit.

Ajo paralajmëroi se gjatë procesit të ndryshimit të Ligjit për arsim të mesëm, është përfshirë edhe e drejta e nxënësve që të organizohen dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen në shkolla, me futjen e garancive konkrete për të njëjtën.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori