LAJMI I FUNDIT:

“DesignBoom” për maskat e Vasillaq Kolevicës

“DesignBoom” për maskat e Vasillaq Kolevicës

Revista për arkitekturën dhe kulturën e dizajnit, “DesignBoom”, shkruan për studion arkitekturore “BOLLES + WILSON” që fitoi garën ndërkombëtare të planifikimit për projektin e qendrës historike të Korçës e që “rinovoi” edhe teatrin e qytetit. Shkrimi i jep hapësirë të veçantë maskave të punuara nga skulptori dhe mjeshtri korçar i poçarisë, Vasillaç Kolevica.

“Maskat e komedive dhe tragjedive i përkasin ikonografisë së teatrit, të cilat u janë bashkuar 140 maskave më të vogla. Audienca është punuar me dorë në ngjyrë kafe në të kuqe të errët , nga poçari i vendit, Vasillaq Kolevica.


Maska e personalizuara rreth 80 centimetra secila, zë sipërfaqen e një këmbë katror në rrjetin koordinativ të fasadës ‘Art Deco’(një stil arti dhe zbukurimi që përdor forma të thjeshta në vitet 1920 dhe 1930 në Europë dhe Amerikë).

Maska e zezë tragjike është e lakuar nga jashtë, ndërsa maska komike e bardhë është e lakuar nga brenda, parimet e ndërtimit të tyre sërish, janë skicuar me dorë.

Maska komike ndodhet në një shtesë anësore, që tani strehon një shkallë të madhe të brendshme, një shtresë kubike e punuar në basalt të zi (një lloj shkëmbi jeshil në të zi).

Perimetri i maskës karakterizohet nga një profil prej çeliku inoks, brenda të cilit është vendosur një allçi e bardhë.

Silueta e zymtë e zezë e maskës tragjike është ndërtuar nga blloqe izoluese të polistirenit.

Në kënde janë skicuar modele me raport madhësie 1:1 që janë punuar me një thikë buke e nevojshme për të përcjellë idenë tek ndërtuesit.

Sërish, sipërfaqja këtu është vënë në allçi për të ngjasuar me një maskë gjigante japoneze joteatrale”, shkruan revista. /ATA/