LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë, Abazi: Opozita po saboton procesin

Dështon mbledhja për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë, Abazi: Opozita po saboton procesin

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka bërë të ditur se ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit ku ishte paraparë të dëgjohen kandidatët për ambasadorë në mungesë të kuorumit.

Sipas Abazit, mbledhjen e kishin lëshuar Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadriaj nga AAK edhe pse janë nënshkruar në fletëprezencë, ndërkohë që Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti nuk kanë qenë të pranishëm pasi ndodhen jashtë vendit.

Lexoni të plotë njoftimin e Abazit.

Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme. Prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli,Haki Abazi

Ariana Shoshi nga PDK  dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për një datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.

Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesëmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit”.

Ndryshe, nga deputetet e opozitës nga PDK e AAK kanë deklaruar se nuk e kanë obligim t’ia bëjnë kuorumin pozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori