Dështon edhe takimi radhës për t’u ulur në një tavolinë partitë opozitare
Ka dështuar edhe një takim i radhës për t’i ulur në një tavolinë, partitë jashtë parlamentare shqiptare.
Herën e fundit dështoi thirrja e Lëvizjes BESA, ndërkaq sot as Shpëtim Pollozhani me Shoqatën e ish të Burgosurve Politik në Maqedoni, nuk arriti që bashkërisht t’i ulë partitë jashtëparlamentare shqiptare.
“Ftesës sonë iu përgjigjë, Abdulhadi Veseli dhe Ziadin Sela, të tjerët që nuk janë prezent nuk i akuzoj. Kemi indikacione që do të mbahet edhe një takim. Bashkimi i forcave politike në Mal të Zi dhe Preshevë, duhet të jetë një mësim për partitë tona jashtë parlamentare. Ne nuk kërkojmë më shumë, por vetëm të ulemi si vëllai me vëllanë”, tha kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani.
Pollozhani ka njoftuar se partitë tjera që nuk i janë përgjigjur ftesës, nuk kanë dhënë ndonjë arsye për mosprezencë.
“RDK nuk ka dhënë ndonjë arsye, UNITETI gjithashtu. Ndërkaq, nga personat jo-zyrtar të Lëvizjes BESA thonë se nuk kanë qenë të përgatitur për një takim të tillë”, deklaroi Pollozhani.
Kryetari i LR – PDSH-së, Ziadin Sela, tha se për të është më i rëndësishëm bekimi i shqiptarëve, tranmeton Portalb.
“Për të ndryshuar një sistem dhe shtet, i cili mbi 25 vite është drejtuar kundër shqiptarëve na duhet bekimi i gjithë shqiptarëve. Prandaj, LR – PDSH është e hapur me qëllim që bashkëpunimi opozitar të ndodhë duke e respektuar njëri – tjetrin”, theksoi Sela.
Sela ka çmuar, siç tha ai, lartë kontributin e Shoqatës së ish të Burgosurve Politik në Maqedoni.
Takimin e ka përshëndetur edhe përfaqësuesi i PPD-së, Abdulhadi Veseli, i cili e ka cilësuar këtë takim si një fillim të mbarë për bashkimin e opozitës.
Përndryshe, rikujtojmë se ditë më parë dështoi edhe takimi i liderëve, të partive opozitare i cili pritej të mbahet në Shkup, i thirrur nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pasi që në këtë takim nuk erdhën, lideri i LR – PDSH-së, Ziadin Sela ai i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni dhe i RDK-së, Vesel Memedi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'