LAJMI I FUNDIT:

Dështimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Putini do ta largojë nga detyra ‘njeriun e propagandës’ Valery Gerasimov

Dështimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Putini do ta largojë nga detyra ‘njeriun e propagandës’ Valery Gerasimov

Dështimi ushtarak në mënyrë spekatulare së Rusisë në Ukrainë, ka bërë të pashmangshme që presidenti Vladimir Putin ta liroj nga detyra “njeriun kryesor të propagandës”, Valery Gerasimov.

Gerasimov, i njohur në publik për doktrinën e tij të propagandës, aktualisht është shefi i personelit të Forcave Ushtarake të Federatës së Rusisë.

Siç raportojnë burime mirë të informuara brenda Presidencës ruse, Putin më 8 maj do ta shkarkoj atë, me arsyetimin se ka dështuar të okupoj rajonet separatiste të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Lugansk, në kufijtë e tyre administrativ.


“Vladimir Putin ka vendosur në 8 maj ta largoj nga detyra Valery Gerasimovin si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse. Gerasimov nuk do të marrë vendime që ndikojnë në rrjedhën e operacionit ushtarak”, theksojnë burimet ruse.

Tutje thuhet se Gerasimov i kishte premtuar Putinit se do t’i okupoj rajonet Donetsk dhe Lugansk deri më 7 maj.

“Gerasimov i kishte premtuar presidentit rezultate konkrete për pushtimin e rajoneve Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës brenda kufijve të tyre administrativë deri më 7 maj, por ai nuk e ka mbajtur fjalën e tij dhe Putin është tejet i pakënaqur”, thuhet në raportimet brenda Presidencës ruse.

Përveç detyrës së propagandës, Gerasimov mban edhe pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes që drejtohet nga Sergei Shoigu.

Doktrina Gerasimov ripërcakton konceptin modern të luftës duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me aktivitetet politike, ekonomike, informative, humanitare dhe mjetet e tjera joushtarake. Kjo ishte bërë e njohur në shkurt të 2013-së dhe veprimeve të mëvonshme të Rusisë në lidhje me Ukrainën.

Sipas studiueseve, elementët kryesorë të Doktrinës Gerasimov qëndrojnë në themel të konceptit të Luftës së Gjeneratës së Re, megjithatë, ka mendime se lufta hibride është e huaj për teorinë ushtarake ruse.

Kujtojmë se më 24 shkurt, në mënyrë të paprecedentë presidenti Putin kishte nisur një agresion ushtarak në Ukrainë, e cila deri më tani po del shumë fatale për ushtrinë dhe vet shtetin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori