LAJMI I FUNDIT:

Dëshmojnë gjashtë persona për rastin “Monstra”, seanca e radhës më 24 qershor

Dëshmojnë gjashtë persona për rastin “Monstra”, seanca e radhës më 24 qershor

Gjykimi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 24 qershor, ndërsa në seancën e sotme janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

Në fillimin e seancës së sotme gjykatësi Ognen Stavrev tha se akoma nuk ka informacione rreth procedurës për ekstradimin e të akuzuarve nga Kosova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshmitari i parë, i cili në vitin 2012 ka pasur ofiçinë ku janë shkatërruar pjesë të makinës “Mercedes” tabelat e së cilës janë përdorur në makinën “Opel Omega” me të cilën janë vozitur kryerësit e veprës më 12 prill të vitit 2013, është pyetur nga gjykatësi Ognen Stavrev, Prokuroria Speciale dhe pala mbrojtëse.

Në pyetjen se kur e ka vërejtur se mungojnë tabelat e regjistrimit, dëshmitari tha se nuk e ka vërejtur dhe spjegoi se makinën e ka blerë për pjesë, por nuk e ka transferuar nga pronari i parë.

Dëshmitari tha se “Mercedesin” e ka dërguar në fermë rrugës për Haraçinë, ku ka pasur rreth 20 makina të prishura për pjesë rezervë, ndërsa pas mbylljes së ofiçinës gjitha makinat i ka dërguar në mbeturina.

Dëshmitari i dytë, pronari i makinës “Mercedes” tha se në vitin 2004 e ka shitur makinën me të regjistruar me targa SK-499-MT.

Dëshmitari i tretë ishte i punësuari në “Telekomin e Maqedonisë”, i cili ka përgatitur treguesin tabelor për komunikacion nga stacioni rreth Liqenit të Smillkovës.

Ndërsa dëshmuan edhe ish i punësuari në ambulancën veterinare, bashkëpunëtori i Fejzi Azirit gjatë punës së tokës, si dhe dëshmitari që ka punuar me makineritë bujqësore.

Theksojmë se për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.

Ndërsa pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori