LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari Kabashi: Fadil Gashi i kishte thënë Thaçit se është një ‘gjarpër’ tjetër, dhe se urdhrat i merr vetëm nga Ibrahim Rugova

Dëshmitari Kabashi: Fadil Gashi i kishte thënë Thaçit se është një ‘gjarpër’ tjetër, dhe se urdhrat i merr vetëm nga Ibrahim Rugova

Gjatë seancës në Dhomat e Specializuara (DhSK) në Hagë, dëshmitari Shefqet Kabashi ofroi një rrëfim të detajuar rreth një diskutimi ndërmjet Hashim Thaçit dhe Fadil Gashit.

Ai tregoi se kishte dëgjuar për një bisedë në të cilën Gashi kishte sfiduar autoritetin e Thaçit, duke i thënë se nuk do të pranonte urdhëra nga ai, por nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe rrethi i tij.


Kabashi bëri të ditur se ky dialog mes Thaçit, në atë kohë i njohur si “Komandant Gjarpri”, dhe Gashit kishte ndodhur gjatë një periudhe të caktuar kur Thaçi nuk vizitonte shpesh zonat e Drenicës dhe Malishevës, ose Zonën e Dukagjinit.

Ai përmendi se kur Thaçi dhe të tjerët nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shkonin në këto zona, zakonisht ndalonin në fshatin e Sferkës tek Halim Gashi.

“Ne dëgjuam menjëherë se Fadil Gashi kishte pasur një bisedë me Hashim Thaçin në atë kohë e quanin “Gjarpri” kishin bisedë kush është në krye e kush nuk është, kur Hashim Thaçi nuk është se vinte shpesh nga Drenica në Malishevë në ato zona në Zonën e Dukagjinit, nuk vinte çdo javë apo çdo ditë, Hashim Thaçi bashkë me Rexhep Selimin dhe të tjerët nga Shtabi i Përgjithshëm, pra me sa di unë kur ata vinin, vinin dhe ndalonin në fshatin e Sferkës tek Halim Gashi…”.

“Fadil Gashi me ato që dinim aso kohe i thanë ata që ne jemi nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ne jepim urdhra për gjithçka që ndodhë në UÇK, kjo u diskutua edhe në gazeta mbas lufte dhe i tha atij që unë jam komandant Gjarpri. Fadil Gashi i tha që në qoftë se ju jeni komandant “Gjarpri” unë jam një gjarpër tjetër që do të thonte se nuk marrë urdhra prej jush por marrë urdhra prej president Rugovës dhe njerëzve të tij”, tha Kabashi gjatë dëshmisë së tij.

Rrëfimi i Kabashit vazhdoi me përshkrimin e tij të frikës që kishte ndjerë pas dëgjimit të kësaj bisede, duke u shprehur se mendonte se Fadil Gashi mund të ishte në rrezik për jetën për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të Thaçit.

Ai sqaroi se kishte marrë vesh për këto zhvillime jo sepse kishte qenë pjesë e bisedave, por kishte dëgjuar për to në atë kohë.

“Pra, nuk e di se çfarë lloj bisede tjetër kishin, por meqenëse po vinin dy makina, Mala po vinte, Binak Gashi gjithashtu, unë mendova se po vinin të dy në të njëjtën kohë. Kur Mala ma tha këtë, nuk e di pse, por pasi e dëgjova këtë bisedë që kishin pasur me njëri tjetrin, mendova se ai donte ta vriste Fadil Gashin se nuk po i bindej urdhrave të tij”, tu shpreh Kabashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori