LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin, flasin familjarët e viktimave (Video)

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin, flasin familjarët e viktimave (Video)

Rreth 20 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, shumë persona ende nuk po gjejnë qetësi shpirtërore.

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin e institucionet e Kosovës nuk po ndërmarrin masa për të akuzuarit e vrasjeve gjatë luftës së fundit të Kosovës, shprehen familjarët e viktimave.

Drenusha Ramadani e cila humbi babanë në masakrën e Krushës së Vogël, shprehet për RTV Dukagjinin se kriminelët nuk do ta marrin dënimin e merituar pasi xhaxhai i saj si dëshmitar i rastit nuk jeton më.

“E kam një rast në familje. Xhaxhai im si dëshmitar tashmë ka vdekur. Edhe pse ka dëshmuar disa herë edhe në Kosovë edhe ne Hagë, askush nuk është dënuar për ato krime”, është shprehur vajza nga Krusha, përcjell Telegrafi.

Njëra nga të mbijetuarat e masakrave serbe në Kosovë është edhe deputetja Saranda Bogujevci. Ajo akuzon misionet si EULEX-i dhe UNMIK-u për mos zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë.

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin e institucionet e Kosovës nuk po ndërmarrin masa për të akuzuarit e vrasjeve gjatë luftës së fundit të Kosovës, shprehen familjarët e viktimave. Në Fondin për të Drejtën Humanitare janë pesimist sa i përket angazhimit të intitucioneve në këtë drejtim.

Publiée par RTV Dukagjini sur mercredi 13 juin 2018

“Misione ndërkombëtare si EULEX-i dhe UNMIK-u, nuk kanë qenë të qëlluara. Mendoj që kanë pasur më shumë ndikim negativ, sa u përket trajtimit të rasteve për krimet e luftës”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Në Fondin për të Drejtën Humanitare janë pesimist sa i përket angazhimit të institucioneve në këtë drejtim.

“Mbi 99 për qind e familjeve që janë prekur nga krimet e luftës, deri më tani nuk kanë parë drejtësi. Për fat të keq mundë të konkludojmë se shumica prej tyre nuk do të shohin drejtësi. Gjykime për krimet e luftës do të ketë, por në numër shumë më të vogël”, është shprehur Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FHD)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori