LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim.

Para një jave një person dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.


Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi avokati Valdet Hoxha

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Lajme
Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Lajme
Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Lajme
Ramabaja: Nëse mbahen zgjedhjet, LVV dhe PDK rriten, LDK do të ndëshkohet më së shumti

Ramabaja: Nëse mbahen zgjedhjet, LVV dhe PDK rriten, LDK do të ndëshkohet më së shumti

Lajme
Kalo në kategori