Makina çnjerëzore naziste shkaktoi katastrofa shoqërore dhe barbari të paimagjinueshme. Ndër të tjera, nazistët kryen edhe një nga gjenocidet më të mëdha në historinë e njerëzimit, “Holokaustin” duke shfarosur miliona hebrej.
George Soros është me orgjinë hebreje hungareze dhe gjatë pushtimit nazist të Hungarisë, Soros aso kohe 14-vjeçar jetoi me një nazist.
Në një intervistë të dhënë në vitin 1998 për gazetarin Steve Kroft në emisionin “60 Minutes” (e rrjetit amerikan televiziv CBS) ai ka rrëfyer për herë të këtë anë të errët të jetës së tij, raporton “BalkanWeb”.
Pjesë nga intervista
[6:44] Për të kuptuar kompleksitetin dhe kontradiktat në personalitetin e tij, duhet të shkosh që në fillim, në Budapest (kryeqyteti i Hungarisë) ku ka lindur George Soros (në një familje të pasur, të mirë arsimuar dhe hebreje. Kur nazistët pushtuan Budapestin në 1944, i ati i George Soros ishte një avokat i suksesshëm. Ai jetonte në një ishull në Danub dhe i pëlqente të shkonte në punë me një varkë me rrema. Por duke ditur se kishte probleme me hebrejtë, ai vendosi ta ndante familjen. Ai u bleu dokumente të falsifikuara dhe korruptoi një zyrtar që të merrte 14-vjeçarin George Soros dhe të betohej që ai ishte kumbari i tij dhe se djali ishte i krishterë. Por mbijetesa pati një çmim të rëndë. Ndërsa qindra mijëra hebrej hungarezë dërgoheshin në kampet e vdekjes, George Soros e shoqëronte kumbarin e tij të rremë nazist në punën e tij: sekuestrimin e pasurive të hebrejve.
[7:39] Këto janë filmime të vitit 1944, që tregojnë se çfarë u ndodhi miqve dhe komshinjve të George Soros.
Kroft: Ti je një hebre hungarez, që i shpëtoi Holokaustit, duke u hequr si i krishterë.
Soros: E drejtë.
Kroft: Dhe pe… shumë njerëz të dërgoheshin në kampet e vdekjes?
Soros: E drejtë.
Soros: Isha 14 vjeç dhe mund të them se atëherë u formësua karakteri im.
Kroft: Në çfarë mënyrë?
Soros: Që duhet të mendosh një hap para, duhet të kuptosh dhe t’u paraprish ngjarjeve dhe se edhe mund të kërcënohesh. Ishte një kërcënim i tmerrshëm i së keqes. Dua të them se ishte një përvojë shumë e keqe personale.
Kroft: Me sa kuptoj është se ju dilnit me këtë “mbrojtës” tuaj, i cili u betua se ishte kumbari yt…
Soros: Po
Kroft: Në fakt dilje dhe ndihmoje në sekuestrimin e pronave të hebrenjve
Soros: E drejtë
Kroft: Kjo duket si një përvojë që do të bënte që shumë njerëz të kishin nevojë për ndihmë psikiatrike për shumë e shumë vite. Ishte e vështirë?
Soros: Jo… Aspak… Ndoshta sepse kur je fëmijë nuk i kupton lidhjet… Por tek unë nuk krijoi asnjë problem…
Kroft: Asnjë ndenje fajësie?
Soros: Jo
Kroft: Si për shembull, nuk mendonit se “duke qenë hebre ja ku jam duke parë të shkojnë gjithë ata njerëz dhe shumë thjesht mund të kisha qenë unë atje”, apo se “duhet të jem atje”? Asnjë nga këto ndjesi?
Soros: Shiko… Sigurisht që mund të isha nga ana tjetër ose personi që po i merreshin gjërat… Por… Nuk kishte kuptim, që unë të mos isha nga ana tjetër…Ishte… Në fakt, në një mënyrë të çuditshme është si në tregje… Sigurisht unë nuk e shkaktova atë tragjedi…por gjithsesi dikush tjetër do t’i merrte pasuritë. Isha apo nuk isha atje (kampet naziste)/ . Në ato rrethana unë isha thjesht një spektator. Pasuria po merrej… Kështu që unë nuk kisha asnjë rol në marrjen e asaj pasurie. Pra nuk kisha ndjenjë fajësie.
Kroft: Je fetar?
Soros: Jo.
Kroft: Beson në Zot?
Soros: Jo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe