Djali 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka dhënë dëshminë në polici për vrasjen e babait të tij 70-vjeçar.
Sikurse raportuan një ditë më parë mediat greke, ai u ka thënë hetuesve se i ati kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte i vogël.
26-vjeçari është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme.
Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, 26-vjeçari shqiptar thotë se i ati i tij gjithashtu kishte abuzuar seksualisht.
“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë.
Kur vdiq në Tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet e saj gjenitale. Dhe pastaj mendova se do të bënte të njëjtën edhe me atë. Që atëherë unë vendosa se ky përbindësh nuk duhet të jetonte më që mos të bëjë vëllain e motrën time të vuajnë. Ishte thjesht çështje kohe që ta vrisja“, u tha 26-vjeçari hetuesve grekë.
Shqiptari tregoi edhe planin që kishte bërë për të vrarë babain e tij.
“Shkova në takimin që kisha lënë me babain tim dhe mora makinën e motrës që kam nga martesa e parë e mamasë sime. I hoqa targat dhe mora armën e gjahut të bashkëshortit grek të mamasë. Pasi dola nga makina, mbështolla kokën dhe fytyrën me bluzë, dhe në duar vendosa dorashka që të mos më ngeleshin gjurmë të barutit. Këtë e kisha lexuar në internet. Babai ishte ulur në vendin e shoferit, ishte darkë dhe nuk e kishte kuptuar që isha kamufluar. E qëllova direkt nga dritarja e derës së tij. Dëgjoi vetëm hapat e mia dhe u kthye për të më parë. E kisha mbushur çiften me 9 saçma që përdoren për të vrarë zogj, por e dija që po ta qëlloja nga afër ishte vdekjeprurëse për njerëzit. E qëllova tre herë, në fytyrë, në zemër dhe në shpatull”, vazhdon dëshmia e tij.
Sipas shtypit grek, 70-vjeçari i kishte kërkuar djalit të tij që t’i gjente një grua për të kaluar natën. Kjo është edhe arsyeja pse të dy kishin lënë takim atë natë, që në fakt përfundoi tragjike për të moshuarin. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 27 Majit në ishullin grek Zakyntho.
Viktima ishte një postier i dalë në pension dhe ishte martuar tre herë e kishte 4 fëmijë. Dy ditë më pas, policia zbardhi krimin dhe arrestoi shqiptarin 26-vjeçar si vrasës të babait të tij.
Hetuesit dyshuan nga dëshmitë kontradiktore të djalit dhe mamasë së tij. Këto dyshime u përforcuan akoma më tepër kur as djali dhe as mamaja nuk shkuan në varrimin e 70-vjeçarit. Pas arrestimit, i riu pranoi krimin dhe shpjegoi arsyet përse e bëri. /tvklan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron