LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi pse nuk duhet të vozitni 120 km/h me “rrotën rezervë”

Dëshmi pse nuk duhet të vozitni 120 km/h me “rrotën rezervë”

Rrota rezervë duhet të përdoret vetëm për të vozitur ngadalë dhe deri në stacionin e shërbimit më të afërt në rast problemeve me gomën normale, por edhe atëherë duhet të jeni të kujdesshëm.

Nëse keni veturë të një gjenerate më të re, ka shumë të ngjarë që të keni një rrotë rezervë me përmasa më të vogla, ose edhe thjesht pajisje për riparimin e shpejtë të një gome të shpuar.


Drejtuesit që kanë rrota rezervë më të vogla, megjithatë, duhet të dinë t’i përdorin ato siç duhet. Pas zëvendësimit të rrotës standarde me një rezervë më të vogël, mund ta drejtoni veturën “normalisht”, por jo për shumë kohë dhe sigurisht jo shpejt.

Rekomandohet të mos ecni më shpejt se 80 km/h dhe të mos vozitni më shumë se 80 kilometra. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm nëse rrota rezervë është përpara, sepse në këtë rast ajo i nënshtrohet një ngarkese më të madhe.

Në çdo rast drejtimi në timon rezervë duhet të jetë i arsyeshëm dhe pa lëvizje të papritura.

Çfarë ndodh nëse nuk ndiqen këto këshilla, tregon më së miri një shembull nga Anglia, ku një i ri drejtonte një Ford Mondeo me një gomë rezervë më të vogël me shpejtësi 120 km/h në autostradë dhe logjikisht humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar një përplasje e vogël.

“Aventura” e tij me shkelje të shumta është kapur në kamera dhe është publikuar nga policia lokale. Ai u deklarua fajtor dhe iu ndalua të drejtonte veturën për dy vjet për shkak të aksidentit. /Telegrafi/