LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të shmangni trafikun e dendur kur shkoni në punë? Ky është autobusi që lëviz mbi vetura (Foto/Video)

Dëshironi të shmangni trafikun e dendur kur shkoni në punë? Ky është autobusi që lëviz mbi vetura (Foto/Video)

Inxhinierët kinezë kanë realizuar ëndrrën e çdo banori të botës, duke ndërtuar një autobus që ngritët lart dhe që mund të lëviz mbi vetura në trafikun e dendur.

Autobusi-ashensor (Transit Elevated Bus TEB), ka arritur me sukses të kryej fazën e parë të testimit në rrugët e qytetit Qinhuangdao, transmeton Telegrafi.


Autobusi 2

Pasi kishin ‘provokuar’ botën me një model të ngjashëm të prezantuar në muajin maj, shpikësit e TEB-it kanë befasuar të gjithë duke ndërtuar një veturë gjigante në më pak se një muaj.

Autobusi ashensor i njohur ndryshe si autobusi i gjelbër, funksionon me energji elektrike dhe atë solare, falë paneleve të instaluara në kulmin e tij.

E gjithë kjo veturë gjigante, e dizajnuar për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën rrugore, është 22 metra e gjatë dhe 8 e gjerë.

Autobusi 3

Ky autobus mund të transportoj 300 pasagjerë, por shpikësit planifikojnë ta shfrytëzojnë si sistem metroje, duke futur në të 1.200 pasagjerë dhe që njëherë e përgjithmonë zgjidh problemin e trafikut të dendur. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BIpgk-LBbHF/

https://www.youtube.com/watch?v=xzpU4RjjJ8k