LAJMI I FUNDIT:

DËSHIRONI JETË GJATË DHE TË LUMTUR? Urgjentisht filloni të hani spec djegës!

DËSHIRONI JETË GJATË DHE TË LUMTUR? Urgjentisht filloni të hani spec djegës!

Hulumtimi i bërë në Kinë ka lidhje pothuajse me konsumimin e përditshëm të ushqimit me spec djegës në uljen e nivelit të vdekshmërisë për 14 për qind.

Lidhja e zbuluar ishte më e shprehur te personat të cilët nuk konsumojnë alkool. Ulje më të madhe të nivelit të vdekshmërisë është shënuar te personat të cilët kanë ngrënë spec djegës të freskët, transmeton Telegrafi.


Në studimet e mëhershme, ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Clifford Woolf, profesori në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Harvardit ka arritur të dëshmojë efekt pozitiv të kapsaicinës.

Gjoja, kapsaicina në kombinim me QX-314 (derivat i njohur anestetikë lokal – lidokainë) çon deri te eliminimi i ndjenjës së dhembjes, por njëkohësisht nuk shkakton shtangim të muskujve dhe marramendje.

Konsiderohet që kapsaicina ndikon në lirimin e endomorfinës në tru dhe kështu çon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore te njerëzit të cilët hanë spec djegës apo ushqime të cilat e kanë këtë mëlmesë të dobishme.

Zbulimi i grupit nga Harvardi do të mund të përhapë përdorimin e “bashkimit djegës nga speci” si anestetik ideal me rastin e lindjes, në stomatologji, te ndërhyrjet operative lokale etj…/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori