LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta zbulojë kush janë prindërit e saj biologjik, e kuptoi se babai i saj prej dekadash kërkohet nga FBI-ja për një krim të rëndë

Deshi ta zbulojë kush janë prindërit e saj biologjik, e kuptoi se babai i saj prej dekadash kërkohet nga FBI-ja për një krim të rëndë

Kur Kathy Gillcrist, 63-vjeçe nga Shtetet e Bashkuara u pensionua në vitin 2017, mendoi se çfarë mund të bënte tjetër çka në jetë.

Gjithmonë e kishte ditur se është e birësuar, por kurrë nuk kishte pasur dëshirë të madhe të zbulojë se kush ishin prindërit e saj biologjik – megjithatë, kureshtja në fund fitoi, transmeton Telegrafi.


Bëri testin e ADN-së dhe erdhi deri te zbulimi i jashtëzakonshëm – doli se babai i saj është William Bredford Bishop Junior, që ishte zhdukur në vitin 1976 pasi që me çekan kishte mbytur familjen e tij.

Testi i ADN-së i ndihmoi të gjej edhe kushërirën e tretë, Susan Gilmore nga Meine.

“Kam qenë e habitur sesa shumë ngjasonin me njëra-tjetrën. Që të dyja kemi diplomuar në fakultetin e gjuhës angleze dhe kemi qenë mësuese”, ka thënë Gilmore.

Por, Susan nuk u ndal me kaq, vendosi ta ndihmojë Kathy të gjej më shumë përgjigje lidhur me familjen e saj. Kështu zbuluan se kush ishte nëna biologjike e Kathy, e cila në vitin 1957 e kishte dhënë për birësim.

Megjithatë, zbulimi i babait biologjik ka qenë paksa më e vështirë. Pas disa viteve, ajo arriti ta zgjidh edhe këtë mister.

“Shikova mbiemrin dhe emrin… Emri i tij ishte William Bradford Bishop Junior”, ka thënë Gilmore.

Bishop, ndryshe punonjës në diplomaci, në fakt është një i arratisur. FBI e kërkon nga vitet e 70-ta dhe figuron në listën e njerëzve më të kërkuar gjatë 2014.

Ai dyshohet se gjatë vitit 1976 kishte mbytur të ëmën e tij 68-vjeçe, gruan 37-vjeçe dhe tre djemtë e tyre të moshës, 5,10 dhe 14-vjeç në Maryland. Policia besonte se trupat e pajetë i kishte transportuar në Karolinën e Veriut.

“Kishte hapur një varr ku i kishte palosur kufomat dhe më pas i kishte nxjerr e djegur”, ka thënë agjenti i FBI-së, Charles Adam që kishte punuar në këtë rast.

E kur Gilmore pas këtij zbulimit i tregoi se si quhet babai i saj, Kathy pyeti: “A është dikush i njohur?”, e përgjigja e saj ishte e menjëhershme: “Natyrisht se po”.

“Jam buzëqeshur. Kemi sens të zhvilluar të humorit në familjen ku jam adoptuar dhe mendova me veten: Natyrisht se babai im është vrasës”, ka thënë Gillcrist.

Megjithatë nuk dihet nëse e ëma e saj biologjike dinte ndonjë gjë për të kaluarën e babait të saj, por Kathy thotë se i vie mirë që këtë e ka kuptuar në pleqëri.

Sa i përket babait të saj, ai tani do të duhej t’i kishte 84 vjeç nëse është ende gjallë. E Gillcrist është e bindur se ai është ende gjallë dhe gjendet në arrati.

FBI ka bërë të ditur se Bishop është i “armatosur, shumë i rrezikshëm dhe me tendenca për vrasje”. Sipas FBI-së, Bishop ka diplomë të Universitetit të Yale si dhe magjistraturë në gjuhën italiane pranë kolegjit në Vermont.

Ai ka punuar në diplomaci pranë Departamentit të Shteti nën vitin 1976 para se të zhdukej. Kjo agjenci pretendon që Bishop në ditën e vrasjeve e kishte kuptuar se nuk është avancuar në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori