LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta plaçkit pastorin brazilian, hajni pëson sulm në zemër dhe mbetet i vdekur në vend (Video)

Deshi ta plaçkit pastorin brazilian, hajni pëson sulm në zemër dhe mbetet i vdekur në vend (Video)

Ky është momenti kur një hajn pëson sulm në zemër, që ishte fatal për të. E gjitha ndodh derisa mundohet ta plaçkit një pastor evangjelist.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur tre burra i afrohen veturës së pastorit, që ishte e parkuar në një lagje në Guarulhos në afërsi të qytetit brazilian Sao Paulo, transmeton Telegrafi.


Hajnat rrethojnë veturën, por në një moment ndodh diçka që kurrë nuk e kishin besuar se do t’ju ndodhë hajnave. Pas disa sekondave, njëri nga hajnat rrëzohet befasisht në tokë pasi pëson sulm në zemër që ishte fatal për të.

Ndërkaq personat tjerë që e shoqëronin tashmë të ndjerin, largohen nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar prangave të policisë. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, si dhe nuk është zbuluar identiteti apo mosha e burrit që pëson sulm në zemër. /Telegrafi/