Policia kufitare e Kosovës, sot ka ndaluar një person në pikën kufitare në Kullë, në dalje të Kosovës për në Mal të Zi, tek i cili janë gjetur në posedim 41,750 euro të pa deklaruara.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot (13 maj) në orët e pasdites në pikën kufitare Kullë, zyrtarët policorë kufitarë gjatë kontrollit të një personi, i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

“Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se i dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

“Zyrtarët policorë dhe ata doganor janë marr me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar 41.750 euro”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është iniciuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/