Ky është momenti kur një hajn tenton të vjedhë telefonin e britanikut në Barcelonë, derisa po filmonte propozimin e tij romantik.

Charlie Bullock, 30-vjeç, kishte dërguar partneren në kryeqytetin e Katalonisë për t’i kërkuar të martohen, kur planet nuk shkuan plotësisht sipas planit, transmeton Telegrafi.


Hannah McNaghten u befasua kur Charlie u gjunjëzua para saj, por ky moment i veçantë u prish nga një person që tentoi të vjedhë telefonin që po filmonte këtë moment.

Ishte Hannah që e pa dhe bërtiti duke bërë që Charlie të reagojë menjëherë dhe ta zë në flagrancë hajnin, që pa u menduar dy herë ia ktheu telefonin.

“Prishi momentin. Doja thjesht t’i propozoja të dashurës dhe një person deshi ta vjedhë telefonin”, tha Charlie nga Newbury. /Telegrafi/