LAJMI I FUNDIT:

Deshët brigjatë në betejën e mundimshme që të zgjidhen në krye të grupit (Foto)

Deshët brigjatë në betejën e mundimshme që të zgjidhen në krye të grupit (Foto)

Grupe të shumta të deshve brigjatë, kryen betejën e përvitshme për t’u zgjedhur në krye të grupit dhe të marrin pëlqimin e deleve që qëndronin përreth.

Në një zonë të thellë malorë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, meshkujt më të fortë të grupeve, u mbështetën në këmbët e prapme, para se të fillonin sulmet e mundimshme, transmeton Telegrafi.


Secili që fitonte betejat, largohej prej dyluftimeve që zgjatën deri në gjashtë orë, ndërsa pjesëtarët tjerë të grupit qëndronin në qetësi pa iu penguar. Pas disa orëve, palët u ndanë ngadalë dhe shkuan që të pinin ujë në afërsi dhe u shpërndanë.

Verdon Tomajko i ka shkrepur imazhet e rralla, në një zonë që ndodhet 50 kilometra afër Denverit. Për fotografin 49-vjeçar, që nuk është njohës i madh i aktiviteteve shtazore, dyluftimi nuk ishte aq i kuptueshëm.

“Fundi i vjeshtës, është sezoni i çiftimit. Kjo betejë në fillim të janarit, përcakton se kush i fiton delet e grupit. Por, nuk më dukej se kishte ndonjë fitues”, ka thënë Tomajko.

Sipas tij, qëndrimi pranë hapësirës ku u zhvilluan betejat është i mahnitshëm, shkaku i mënyrës si kërcasin brinjët kur përplasen.

Njohësit e deshve të egër, kanë bërë të ditur se dihet fituesi, i cili do të shfaqet me kohë kur të shfaqet nevoja. /Telegrafi/