LAJMI I FUNDIT:

Dermatologët në Maqedoni: Solariumi i rrezikshëm, shkakton kancer në lëkurë

Dermatologët në Maqedoni: Solariumi i rrezikshëm, shkakton kancer në lëkurë

Pacienti më i ri me kancer të lëkurës një 11-vjeçar

Po ia kontrollojnë pigmentet në lëkurë. 70 vjeçarit dermatologët i rekomanduan që të shkoj në Klinikë pasi që ka disa shenja të cilët mund të rrezikojnë paraqitjen e kancerit në lëkurë.


“Në kokë kam disa ndryshime që duhet të trajtohen. Më thanë që duhet të shkoj në Klinikë për t’i bërë kontrollet e detajuara. Kjo është hera e parë që bëjë një kontrollë të tillë. Zakonisht mbrohem nga dielli me kapelë”, thotë Millovan Gjorgjievski, qytetar.

Të ri e të moshuar erdhën për ta kontrolluar lëkurën se mos vallë kanë ndonjë ndryshim të lëkurës që mund të jetë potencial për kancer në lëkurë. Pacienti më i ri i prekur me kancer në lëkurë është 11 vjeçar, ndërsa fatmirsisht fëmijët nën 10 vjeçare nuk preken nga ky lloj kanceri.

“Përqindja e të prekurve me kancerin e lëkurës po rritet në vendin tonë. Fatmirsisht ky lloj kanceri nuk prek fëmijët deri në moshën 10 vjeçare. Dukuri e shpeshtë është tek te moshuarit, por nuk hiqet mundësia të paraqitet edhe tek mosha mesatare”, thotë dermatologu.

Fakorët kryesor për paraqitje të kancerit të lëkurës është dielli, ndotja e ajrit dhe solariumet.

“Mos shkoni në solariume ky është mesazhi që shpesh ua them vajzave. Lirisht le të hidhërohen pronarët e solariumeve. Është shumë e rrezikshme. Më mirë shkoni në plazh dhe mbroheni me ndonjë kremë se sa të shkoni në solarium”, tha dermatologu.

Kanceri I lëkurës nuk dhemb por atë mund ta vëreni si ndryshime në lëkurë, janë si plagë, pigmente të erëta, ndonjë ndryshim i ri, njollë e cila është ka ndryshuar madhësinë, ngjyrën, apo shkakton kruarje. Të gjitha këto janë shenja kur ju duhet të paraqiteni tek dermatologu./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori