Kreu i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, sot në një intervistë të tij për ‘Utrinski brifing’ deklaroi se nëse tentohet që t’i imponohet vendimi për organizim të shpejtë të zgjedhjeve, ai nuk do të pranojë një gjë të tillë.

Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte i paligjshëm dhe se KSHZ-së i duhen 45-50 ditë për t’u përgatitur për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po i dëgjoj politikanët dhe ata me siguri nuk e njohin teknologjinë e përpunimit të Listës Zgjedhje dhe po japin deklarata”, thotë Derkoski.

KSHZ sot dorëzon mendim tek presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve kuvendare KSHZ sot dorëzon mendim tek presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve kuvendare

Ai shtoi se po i kupton ankesat dhe motivet e politikanëve por e gjithë procedura duhet të jetë ligjore.

“Lista Zgjedhore që nuk ka kaluar gjithë procedurën, s’do të jetë i vërtetuar nga zgjedhësit, unë nuk do të nënshkruaj”, tha Derkoski./Telegrafi/