LAJMI I FUNDIT:

Derisa vuloste pasaportat, doganierja kontrollonte edhe rrjetet sociale (Video)

Derisa vuloste pasaportat, doganierja kontrollonte edhe rrjetet sociale (Video)

Doganierja e paemëruar nga qyteti kufitar Meitbridge i Zimbabvesë, është suspenduar nga puna, për shkak të veprimit të palejuar gjatë orarit të punës.

Atë e filmuan teksa kontrollonte rrjetet sociale në telefonin e zgjuar, ndërsa vetëm ua lëshonte sytë pasaportave të cilat i vuloste, transmeton Telegrafi.


Për një moment, ajo është aq e habitur, sa që i bien dokumentet e udhëtimit, ndërsa vazhdon të shkruajë në tastierë, me sytë nga llogaritë e hapura në telefon.

Zyrtarët e çështjeve të brendshme, e kanë suspenduar nga puna për afat të pacaktuar, së bashku me tre mbikëqyrës. Të gjithë udhëtarëve që kaluan nga ajo pikë, iu kërkohet t’i kontrollojnë pasaportat nëse kanë ndonjë gabim nga puna e pakujdesshme e kësaj punonjëseje. /Telegrafi/