Përmbytjet katastrofale në SHBA kanë shkaktuar shkatërrimin e qindrave shtëpive dhe objekteve afariste, që gjithashtu para se të mbusheshin me ujë kanë mbetur pa energji elektrike. Të gjitha këto kanë ndodhur si rezultat i uraganit Sali që ka goditur Alabamën në Florida.

Tina Lamber Bennet që jeton në Golf Shore të Alabamas ka hasur në një skenë të pazakontë në oborrin e saj, derisa erërat e forta të shkaktuara nga uragani shkatërronin gjithçka që u dilte përpara, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një aligator gjigant i cili po notonte afër një palme, që ujërat e kishin sjellë deri në portën e shtëpisë.

“Jam ngjitur lart për të parë dëmet e shkaktuar në pronën tonë dhe të fqinjëve, kur rastësisht shikova poshtë pas një përbindësh në oborrin tonë”, ka deklaruar ajo për CNN.

Aligatorët siç thotë ajo janë krijesë e zakonshme në këtë rajon, por ky ishte mbi katër metra i gjatë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka në këtë rajon, përfshirë edhe gjarpërinj helmues, kjo edhe është arsye pse nuk i frekuentojnë vendet ku qëndrojnë. Por jam habitur me madhësinë e tij”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/