LAJMI I FUNDIT:

Derisa mbante fjalim në akademinë ushtarake, Trump u filmua duke e mbajtur gotën me ujë me dy duart

Derisa mbante fjalim në akademinë ushtarake, Trump u filmua duke e mbajtur gotën me ujë me dy duart

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili dje mbushi 74 vjet, ka nxitur dyshime se mund të ketë probleme shëndetësore, pasi gjatë një fjalimi të mbajtur në akademinë ushtarake West Point, është parë duke mbajtur gotën me ujë me dy duart.

Ai dukej se kishte probleme ta mbante me njërën dorë gotën me ujë, kështu në një moment e mbajti me të dy duart, e ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve dhe fotografëve që e kapën këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.


“Shkallëve që zbrita pas fjalimit në West Point ishin shumë të pjerrëta dhe nuk kishte mbajtëse anësore. Gjëja e fundit që kam dashur është të rrëzohem për t’u bërë temë për ‘lajmet e rreme’”, ka shkruar Trump.

Megjithatë ai nuk komentoi se pse e kishte mbajtur gotën me dy duart derisa po e pinte ujin. Kujtojmë që një gjë të tillë Trump e kishte bërë edhe në vitin 2017.

Ai thotë se është i shëndoshë dhe se nuk ka kurrfarë problemi shëndetësor, e Shtëpia e Bardhë së fundmi ka publikuar rezultatet mjekësore që dëshmojnë se nuk ka ndonjë problem shëndetësor. /Telegrafi/

&

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Zgjidhja?

Zgjidhja?

Kalo në kategori