LAJMI I FUNDIT:

Derisa flet për vdekjen tragjike të Kobe Bryant, Stephan Colbert thotë se babai dhe dy vëllëzërit e tij vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit

Derisa flet për vdekjen tragjike të Kobe Bryant, Stephan Colbert thotë se babai dhe dy vëllëzërit e tij vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit

Komediani, prezantuesi dhe aktori i njohur amerikan, Stephen Colbert, nuk e njihte personalisht basketbollistin Kobe Bryant, por ai njoftoi në emisionin e tij të martën se është zemërthyer me vdekjen e papritur të legjendës së NBA.

Prezantuesi televiziv u shpreh para audiencës së tij se është tejet i prekur nga kjo ngjarje dhe se ndjen keqardhje për të dashurit e nëntë viktimave që ishin në helikopterin e së dielës, saqë nuk do ia dëshironte askujt këtë pasi në të njëjtën gjendje ishte edhe ai.

“Kam humbur babanë dhe dy vëllezërit e mi në një përplasje aeroplani që ishte gjithashtu në një mjegull të madhe”, tha Colbert, 55-vjeç.


Stephan Colbert (Chris Pizzello/Invision/AP)

“Një nga gjërat e tmerrshme në lidhje me atë tronditje është kur dikush i rëndësishëm largohet nga jeta juaj duke mos ditur se çfarë po ndodh”, thotë më tej ai.

Vanessa Bryant po përpiqet të 'jetë e fortë' për vajzat e saj pas vdekjes së bashkëshortit Kobe dhe Gianna
Lexo po ashtu Vanessa Bryant po përpiqet të 'jetë e fortë' për vajzat e saj pas vdekjes së bashkëshortit Kobe dhe Gianna

Më 11 shtator, 1974, kur Colbert ishte 10-vjeç, babai i tij, James dhe dy vëllëzërit e tij më të mëdhenj, Paul, 18, dhe Peter, 15, ndërruan jetë në një përplasje me aeroplan në Karolinën e Veriut.

Bryant, dhe vajza e tij, Gianna, dhe shtatë tjerë po ashtu mbetën të vdekur gjatë përplasjes së helikopterit të dielën në mëngjes në bjeshkët e Los Angeles.

https://www.instagram.com/p/B7xOgFjnuiO/

Bryant ishte vetëm 41-vjeç dhe vajza e tij, Gianna, ishte 13-vjeçe.

Kobe ka lënë pas vetes bashkëshorten e tij Vanessan dhe tri vajzat e tjera: Natalia, 17, vajzën 3-vjeçe, Bianka dhe vajzën e vogël 17 muajshe, Capri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori