LAJMI I FUNDIT:

Derisa disa vende janë në mëdyshje, Çekia ka dërguar tanke dhe mjete luftarake këmbësorie në Ukrainë

Derisa disa vende janë në mëdyshje, Çekia ka dërguar tanke dhe mjete luftarake këmbësorie në Ukrainë

Republika Çeke ka dërguar disa tanke T-72 dhe automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1 në Ukrainë, raporton reuters, duke cituar një burim nga sektori çek i mbrojtjes.

Kështu ai ka konfirmuar pretendimet e televizionit çek, i cili ka publikuar në Twitter pamjet e trenit me pesë tanke dhe pesë mjete luftarake.


Siç thuhet, dërgesa është një dhuratë që është rënë dakord me aleatët e NATO-s.

Televizioni tha se këtë informacion e konfirmoi kreu i komisionit për çështje evropiane të dhomës së ulët të parlamentit çek, Ondrej Benešik, i cili tha për reuters se këtë e kishte mësuar nga një ekspert i mbrojtjes nga Partia e tij Kristian Demokratike.

Një burim i reuters nga sektori çek i mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se tanke dhe automjete luftarake ishin dërguar në Ukrainë, por nuk pranoi të fliste për detajet e dërgesës për arsye sigurie.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Chernohova u tha ligjvënësve se nuk do të konfirmonte dhe as mohonte detajet e ndihmës çeke për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori