LAJMI I FUNDIT:

Deri të martën KShZ do ti publikojë emrat e 39.5032 votuesve kontestues

Deri të martën KShZ do ti publikojë emrat e 39.5032 votuesve kontestues

Deri të martën në ueb faqen e KShZ do të publikohen emrat e të dhënave kontestuese në Listën zgjedhore. Sipas televizionit Telma, bëhet fjalë për 39 mijë e 502 votues te të cilët gjatë kontrollit administrativ janë fituar rezultate të ndryshme ose të pamundshme, ndërsa gjatë kontrollit në terren personat në fjalë nuk janë gjetur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni shtetëror zgjedhor do të përgatis udhëzime, formular për paraqitje dhe do të shpall thirrje publike në ueb faqen e saj, si dhe në ueb faqet e përfaqësive konsullore-diplomatike, që të informohen edhe shtetasit e Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit.


Afati për paraqitje është 25 ditë. Këto obligime të reja KShZ i ndërmerr pas publikimit të sotëm në Gazetën zyrtare të ndryshimeve të Kodit zgjedhor, të cilët u votuan në mesnatë nga Kuvendi.

Procedura e cila u ligjërua nga Kuvendi, nënkupton edhe disa mekanizma mbrojtës. Nëse tre ose më tepër anëtarë të KShZ dyshojnë se paraqitja nuk është e saktë, në afat prej 10 ditësh mund të kërkojnë që personi të paraqitet personalisht, e nëse jeton jashtë vendit mund të lidhen me të përmes video-konferencës.

Nëse në periudhën vijuese prej 35 ditësh, nuk vërtetohet e drejta e votës, këto qytetarë nuk do të gjenden në Listën zgjedhore me të cilën do të votohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në dhjetë ditët në vijim duhet të ndryshohen edhe Ligji për Qeveri, për Punë të brendshme, për Shërbime mediatike audio-vizuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori