LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani nuk ka paraburgim për gjashtë profesorët e fakultetit Ekonomik

Deri më tani nuk ka paraburgim për gjashtë profesorët e fakultetit Ekonomik

Gjykatësi në procedurë paraprake deri në mëngjes nuk ka urdhëruar paraburgim për asnjë nga pesë profesorët e dyshuar dhe një asistent nga falkulteti i Ekonomisë në Shkup, si dhe pronari i byfesë brenda fakultetit, ku nga policia dyshohen për gjoja marrje të ryshfetit nga studentët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria Themelore Publike dhe MPB-në për aferën e djeshme e cila ka ngjallur interes të madh, më shumë detaje publike do të shpallen sot. Deri tani spekulohen se të dyshuarit janë profesorët: D.J., S.R., T.F., I.J., S.D. dhe B.S., asistenti D.D. dhe pronari i byfesë D.T. Nga MPB dyshohen për dhënie dhe marrje të ryshfetit, ndërmjetësim, abuzim të detyrës dhe autoritetit. /Telegrafi/