LAJMI I FUNDIT:

Deri tani 811 thumbime nga rriqrat, asnjë rast të Etheve hemorragjike Krime Kongo

Deri tani 811 thumbime nga rriqrat, asnjë rast të Etheve hemorragjike Krime Kongo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike theksoi se po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në komunat endemike me Ethe hemorragjike Krime-Kongo (EEKK), ndërsa bëri të ditur se deri më sot janë raportuar 811 thumbime të rriqrave të cilat në numër janë shumë më pak se viteve të kaluara në të njëjtën periudhë, duke pasur zero raste të EHKK.

Në njoftim thuhet se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e rriqrave, ndërsa komunat tjera endemike po përgatiten dhe së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.


“Deri sot janë raportuar 811 thumbime të rriqrave të cilat në numër janë shumë më pak se viteve të kaluara në të njëjtën periudhë, duke pasur zero raste të EHKK”, thuhet më tej.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori