Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se deri më tani 60 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit.
Ai ka theksuar se deri në dhjetor humbjet do të shkojnë në 1 miliard e 200 mijë euro.
“Deri më tani kemi mbi 60 mijë vende të humbura të punës ku punëtorët kanë punuar dhe deri në fund të këtij viti kjo shifër do të kalojë mbi 100 mijë. Ne po dëgjojmë nga përfaqësues të kompanive private që kjo shifër është shumë më e vogël 30 mijë, por këtë po e bëjnë me qëllim se gjoja kompanitë private janë duke i ruajtur punëtorët edhe në këtë gjendje çfarë janë”,tha Azemi për Ekonomia Online.
“Në momentin kur kompanitë po e shohin se nuk janë rentabile, zgjidhjen e parë që e bëjnë është largimi i punëtorët nga puna. Sipas të gjitha gjasave deri në fund të dhjetorit ndoshta do të shkojë mbi 1 miliard e 200 mijë euro humbje që do të ketë ekonomia e Kosovës sepse edhe organet qeveritare nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe nuk kanë qenë pranë bizneseve që t’iu ndihmojmë në gjendjen që ata po përballen.
Azemi kërkon nga Qeveria një fond të veçantë për punëtorët e sektorit privat.
“Jemi vend i fundit në rajon që organet qeveritare nuk kanë qenë në nivelin e duhur për stimulimin edhe te punëtorët edhe te pronarët e kompanive. Tani jemi në pozicion duke kërkuar për punëtorët e sektorit privat edhe pagën shtesë që do të kenë institucionet sidomos qendrat e klinikës universitare dhe qendrat tjera spitalore”.
“Por megjithatë kërkesë imediate është që së paku qeveria e Kosovës duhet të ketë një fond të veçantë sepse jemi të vetëdijshëm që gjatë kësaj periudhe do të ketë largim nga puna të punëtorëve dhe këta punëtorë të mos mbeten në mëshirën e fatit, sepse për ta duhet të ketë një stimulim së paku në gjashtë mujor të kenë një pagë shtesë nga qeveria e Kosovës”.
Kryetari Azemi tha se nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin privat dhe publik, edhe përkundër paralajmërimeve nga ministria e Financave.
“Ulja e pagave në sektorin publik nuk do të ndodhë, sepse nëse ndodh atëherë do të ndodhë edhe në prekjen e pagave të punëtorëve të qeveritarëve. Buxhetin e Kosovës e mbushin punëtorët e sektorit privat”.
Mes tjerash Azemi potencoi se 9% do të ketë rënie ekonomike, po që sipas tij, rënia mund të shkojë deri 12%.
“Realisht ka rënë ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe secili e ka treguar fytyrën e vet. Unë them se një pjesë bukur e madhe e deputetëve në parlamentin e Kosovës nuk e meritojnë që janë aty. Ata kanë treguar se nuk janë në interes të popullit”.
“Mbi 90% të sanksioneve i ka pësuar sektori privat sepse sektori publik një pjesë e madhe jo vetëm që kanë pësuar, por edhe kanë përfituar sepse 70% prej tyre kanë qëndruar në shtëpi. Dhe punëtorët e sektorit privat kanë marrë paga të vogla gjatë kësaj periudhe. Diku rreth 9% do të ketë rënie ekonomike dhe nëse vazhdohet kështu pa një qasje dhe freskim të kapitalit ndaj bizneseve private rënia ekonomike mund të shkojë deri 12%”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe