LAJMI I FUNDIT:

“Deri në fund të muajit korrik pritet që Turqia ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

“Deri në fund të muajit korrik pritet që Turqia ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop sot nga Manastiri theksoi se më së voni deri një muaj Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Si kryetar i Kuvendit të Turqisë e dorëzova në Komisionin për Punë të Jashtme dhe për momentin debatohet në këtë komision. Agjenda është shumë e ngjeshur, por unë bisedova me kryetarin e komisionit dhe e luta ta përshpejtojë atë proces, kështu që shpresoj se gjatë javës së ardhshme do të përfundojë edhe debati në komision”, tha Shentop, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se më pastaj do të jetë në rend dite në Kuvendin e Turqisë duke theksuar se në fund të muajit korrik procesi i ratifikimi do të përfundojë.

Ai sot vizitoi Muzeun në Manastir ku gjendet shtëpia e Musfata Kemal Ataturk dhe Xhaminë Isak që më herët u renovua.

Krahas Turqisë, protokollin për anëtarësimin e vendit duhet ta ratifikojnë edhe shtetet si Luksemburgu, Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Shtete e Bashkuara të Amerikës, Italia, Holanda dhe Turqia.

I gjithë procesi i ratifikimit pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe Maqedonia e Veriut në Samitin e NATO-s në Londër të bëhet edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s si shteti i 30-të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori