LAJMI I FUNDIT:

Deri me 5 mars, Haradinaj pritet të miratojë strukturën e FSK-së

Deri me 5 mars, Haradinaj pritet të miratojë strukturën e FSK-së

Këshilli Euro-Atlantik në fundin e janarit ka diskutuar për vendimin e shtetit të Kosovës për fillimin e fazës së tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ky këshill i ka dhënë 120 ditë afat kohor Kosovës, për të filluar ndryshimet në mënyrë që pas këtyre muajve të jepen edhe komentet e shteteve anëtare të NATO-s për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Ekonomia Online.


Ndërsa, deri me 5 mars, kryeministri i vendit pritet të miratojë strukturën e FSK-së.

Këto detaje i ka bërë të ditura, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“120 ditëshin e parë pritet që të ngritët Ministria e Mbrojtjes ose të kalojmë nga Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, me një strukturë të re, prapë Ministria do jetë një Ministri e integruar, por tani ndoshta me përqindje do jetë 75 për qind personal ose staf civil dhe 25 për qind staf ushtarak. Jam i sigurt që brenda 120 ditëve kjo do arrihet. Pritet që deri më 5 mars kryeministri ta miratojë strukturën e FSK-së dhe pastaj krahas strukturës janë edhe rregulloret që përcaktojnë funksionimin dhe organizimin e strukturës, koordinimin mes departamenteve, janë të parapara diku 10 rregullore brenda këtij viti që të miratohen e që do jenë në shërbim të ndërtimit të FSK-së”, ka thënë Berisha për EkonomiaOnline.

Ministri i Mbrojtjes parasheh një vit sfidues, ku do të realizohet plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së, të ngritën njësitë dhe të fillojnë transformimet e nevojshme.

”Brenda 120 ditëve Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes po ashtu edhe të ngritët edhe shtabi i përgjithshëm, komandat, po ashtu edhe koncepti i trajnimit në komandën e doktrinës dhe trajnimit do ndryshon, do fillojnë trajnimet me karakter ushtarak, po ashtu ka edhe shumë projekte të tjera që ne i parashohim që në këtë vit të fillojmë ti ndërtojmë coftë në aspektin e infrastrukturës por edhe në aspekte të tjera”, pohon Berisha.

Berisha: FSK nuk ka kapacitete operacionale të del në veri

Forca e Sigurisë së Kosovës, ani pse ka marrë një mandat dhe mision të ri, vazhdon të mos veprojë në veri të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, thotë se faktori ndërkombëtarë po thirret në një marrëveshje të 2013-ës, e cila sipas tij, ka qenë nën mandatin e kaluar të FSK-së.

Berisha e pohon se FSK-ja nuk posedon kapacitete operacionale të dilet në veri, por sipas tij, kjo do të koordinohet në nivel ministrorë dhe me komandantin e KFOR-it.

Sipas Berishës, nuk do t’i vendoset FSK-së një kufizim i tillë, që më vonë të ketë probleme për të vepruar kurdo që paraqitet nevoja.

“Ne mendojmë që do t’i koordinojmë në nivel ministror, me procedura standarde operative bashkë me komandantit e KFOR-it dhe njësitë shumëkombëshe që veprojnë atje, sigurisht që do ti ndërtojmë këto procedura që nuk do ketë kufizime, dhe nuk do jetë si më parë që të mos dalë në veri, por ky është obligim kushtetuese që duhet ta zbatojmë. Ne jemi në fillim të ndërtimit të kapaciteteve, sepse jemi në fillim të procesit të tranzicionit dhe nuk mundemi të themi se ne tani i posedojmë kapacitetet operacionale të dalim në veri, por së paku nuk do ti’a vendosim vetës një kufizim të këtillë që do ketë probleme në të ardhmen për të vepruar kurdo që paraqitet nevoja ose sipas mandatit kushtetues që e kemi”, shprehet Berisha për Ekonomia Online.

71 pjesëtarë serb largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Si rezultat i presioneve që kanë marrë nga Serbia, 71 pjesëtarë të komunitet serb kanë marrë vendim të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Këtë e bën të ditur, ministri Rrustem Berisha, i cili shton se aktualisht nuk ka dalje të reja, ndërsa për mungesat e tyre, thotë se do të zëvendësohen.

“Nuk ka dalje të reja, tani mendoj që edhe presioni është në rënie e sipër, por ne e vlerësojmë që edhe në të ardhmen çdo ditë e më shumë ky presion do bie. Deri më tani në bazë të informatave që ne posedojmë janë diku 71 serb që veç e kanë marrë vendimin për largim, edhe ato vende të punës tani me këtë kampanjën rekrutuese do të plotësohen vendet e tyre me komunitetet jo shumicë, atë serb”, tha Berisha.

Sipas Berishës, janë 300 të interesuar që të plotësojnë këto zbrazëtira të ish pjesëtarëve serbë në FSK.

Ai shton se pritet që me anë të rekrutimit Ushtrisë t’i shtohen edhe 650 pjesëtarë të rinj.

FSK me komisioner për Mbrojtje dhe Siguri

Brenda një afati 10 vjeçar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të duhet të miratohen në Kuvendin e Kosovës shumë projektligje.

Për këtë, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se pos projektligjeve, FSK-së i nevojiten edhe akte nënligjore, dokumente strategjike.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ditë më parë bëri të ditur se para deputetëve do të jetë projektligji për komisioner të Mbrojtës dhe Sigurisë.
Berisha thotë se janë duke i shikuar praktikat dhe modelet e shteteve të NATO-s që të rregullohet kjo çështje.

Berisha bëri të ditur se pas transformimit të FSK-së nuk është vërejtur ndryshim i raporteve me partnerët strategjikë të Ushtrisë. Ai nuk pret që të ketë zbehje të tyre, por vetëm ngritje të bashkëpunimit.

Kosova nga 14 dhjetori i vitit 2018 e ka Ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa me 21 janar të këtij viti, zyrtarisht ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori