LAJMI I FUNDIT:

I dërguari special i OBSH-së, parashikon një valë të tretë të pandemisë në Evropë në vitin 2021

I dërguari special i OBSH-së, parashikon një valë të tretë të pandemisë në Evropë në vitin 2021

Një i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, parashikoi një valë të tretë të pandemisë në Evropë në fillim të vitit 2021, në rast se qeveritë i përsërisin ato masa që sipas tij ishin dështim për të parandaluar valën e dytë të infeksioneve, transmeton Telegrafi.

“Ata nuk arritën të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e sollën nën kontroll valën e parë të pandemisë”, tha David Nabarro nga OBSH, për një intervistë për gazetat zvicerane.


“Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.

Evropa për pak kohë iu gëzua faktit që zbriti nivelet infeksioneve që tani po rriten përsëri. Gjermania dhe Franca raportuan të shtunën 30 mijë raste së bashku, Zvicra dhe Austria po raportojnë mijëra raste çdo ditë, derisa Turqia regjistroi një rekord prej 5,532 rasteve të reja. /Telegrafi/