Dërgesat për Cybertruck-un e Tesla-s si duket do të nisin së shpejti, një numër i tyre u dërgua në fabrikën e Kalifornisë sipas imazheve në internet
Si duket dërgesat për modelin Cybertruck mund të nisin së shpejti sipas imazheve të fundit të shpërndara në internet.
Javën e kaluar, Patrulla e Kalifornisë Buttonwillow shprehu habinë kur pa disa “kamionçina të çuditshme që po transportoheshin në automjete bartëse në një zonë”, transmeton Telegrafi.
Oficerët kishin ndarë imazhet në Facebook dhe pyetën ndjekësit e tyre se çfarë kamionësh ishin ata dhe ku po dërgoheshin.
Sigurisht, këta kamionçinë të panjohur për ta, ishin në fakt Cybertruckët e Tesla-s dhe siç raportohet, ata po transportoheshin në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë.
Kjo pasi nëntë automjete Cybertruck u panë më vonë në fabrikën Fremont në tre transportues makinash.
Flota e kamionçinave u dokumentua nga The Kilowatts dhe foto u shkrepën nga një distancë mjaft e madhe dhe detajet vështirë se dalloheshin.
Looks like Tesla Fremont just received a shipment of… 9 CYBERTRUCKS!!! pic.twitter.com/nhmAaFwv0m
— The Kilowatts ?⚡️ (@klwtts) August 17, 2023
Megjithatë, sipas imazheve këto automjete dukeshin të rafinuar dhe të gatshëm për dërgesa te klientët. /Telegrafi/
More @tesla #cybertruck deliveries at Tesla Fremont, California! pic.twitter.com/lV8XWTGhVZ
— Esther Kokkelmans (@EstherKokkelman) August 21, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Servisi më i shtrenjtë se vetura, Rolls-Royce i prodhuar në vitin 2004 kushtoi 70 mijë dollarë – për riparim u shpenzuan 79 mijë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251