Vazhdon shitja e biletave për derbit e Milanos, ose siç njihet "Derby della Madonnina”, mes Milanit dhe Interit.

Ndeshja zhvillohet me datën 21 shtator dhe interesimi është shumë i madh.


Sipas asaj që shkruan "ANSA", janë shitur deri tani 60 mijë bileta dhe kanë mbetur rreth 20 mijë të fundit.

GettyImages 1131285949 Tifozët e Interit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Por edhe këto pritet të shiten brenda disa ditësh dhe stadiumi do të jetë i  stërmbushur siç edhe ndodh gjithmonë në këtë ndeshje.

Pasi janë shitur 80 për qind e biletave në "San Siro" kjo tregon se pritja e tifozëve është e jashtëzakonshme për derbin e parë të sezonit.

GettyImages 1131285946 Tifozët e Milanit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave dijnë të jenë të zjarrta./Telegrafi/