Besa do ta pres Prishtinën në ndeshjen derbi të javë së katërt në Vala Superligën e Kosovës.
Prishtina dhe Besa kanë më së shumti tituj kampioni pas luftës. Vetëm këto dy skuadra kanë fituar më shumë se dy tituj pas luftës, Besa tre – radhazi, kurse Prishtina shtatë – por përkundër pejanëve asnjëherë më shumë se dy radhazi.
Nga elita e futbollit kosovar, jo vetëm nga paslufta, por që nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991/92, vetëm Prishtina dhe Besa nuk kanë rënë në rang më të ulët garash.
Kjo e bën këtë ndeshje më të fortë në nivel vendi, pasi që edhe këtë vit janë përforcuar dukshëm të dy skuadrat.
Besa e ka nisur kampionatin mirë, pasi pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një barazim. Për dallim nga pejanët skuadra e Prishtinës ka fituar të tri ndeshjet e para.
Prishtina dhe Besa janë ndeshur nga viti 1999/2016 në 45 ndeshje kampionale. Prishtina ka bilanc pozitiv me 20 fitore, 6 barazime dhe 15 fitore të Besës me goldallim të theksuar në të mirë të Prishtinës 73:48.
Në Pejë, nga 21 ndeshjet e zhvilluara, dominon Besa me 12 fitore, 3 barazime dhe 6 fitore të Prishtinës dhe me goldallim në të mirë të pejanëve 36:22.
Por ajo që vlen të përmendet është se në katër ndeshjet e fundit, Prishtina ka katër humbje me pejanët.
“Duam fitore dhe pozitën e parë”
Mbrojtësi i Besës, Arbër Prekazi, që ka arritur mjaft mirë të komponohet në skuadër, pret fitore kundër Prishtinës.
“Tani është vetëm fillimi i kampionatit. Kemi punuar shumë dhe ende jemi duke kërkuar formën tonë maksimale dhe dite pas dite po ia arrijmë edhe te komponohemi më shumë ndërmjet vete”.
“Gjithmonë kur takohen dy skuadrat më të trofeshme në Kosovë interesimi është i jashtëzakonshëm e sidomos kësaj here ku takohen dy vendet e para”.
“Do të jetë një ndeshje reklamë për futbollin kosovar. Kemi respekt për ekipin e Prishtinës , i dimë mirë cilësitë e tyre, por edhe ne kemi ekip të kompletuar dhe objektivat tona janë të qarta”, ka thënë Arbër Prekazi për Telegrafin.
Edhe mesfushori më në formë i pejanëve, Qemajl Elshani, beson që do ta mposhtin Prishtinën.
“Do të jetë ndeshje e fort që do të luftohet në çdo repart. Ata kanë nevojë për pikë sikurse edhe ne. Do të bejmë maksimumin pasi që fitorja do të na dhuronte vendin e parë dhe do të ishte motivi në anën tonë për vazhdimësin e kampionatit”, deklaroi ‘Qema’ për Telegrafin.
Besa është skuadër e fortë në shtëpi do ta kërkojë fitoren e dytë në këtë kampionat në ‘Shahin Haxhiislami’.
Prishtina ka mungesa, por nuk fshehët
Sulmuesi në formë i Prishtinës, Ahmet Januzi është i bindur që skuadra e tij mund të marrë pikë në Pejë.
“Besa më duke që është ekip i komponuar mirë. Kanë trajner të mirë. Nuk besoj se do ta kemi lehtë. Por, sido që të jetë, ne e kemi filozofinë tonë të lojës dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besoj shumë në rezultat pozitiv”.
“Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi jemi moralisht mirë, jemi stërvitur mirë dhe jemi bërë gati t’i marrim tre pikë”, ka thënë sulmuesi i tre golave të Prishtinës e ku njërin e ka shënuar në Pejë kundër Feronikelit për Superkupë.
Edhe Kreshnik Lushtaku që është kthyer në formacioni bazë thotë se Prishtina udhëton në Pejë pë tri pikë.
“Personalisht po ndihem shumë mirë dhe jam sërish në formë dhe kjo është me rëndësi për mua. E kam pranuar konkurrencën e fortë në skuadër dhe tani shoh vetëm si të jap maksimumin, të bind me lojën time dhe të ndihmoj skuadrën që të jap maksimumin e ku njëjtë do të ndodh edhe në Pejë dhe ku jam shumë optimist për tre pikë, s’kemi për çka tjetër”, ka thënë për faqen e klubit sërish i rikthyeri në formacionin titullar, Kreshnik Lushtaku.
Të Prishtina do të mungojnë Debatik Curri dhe Endrit Krasniqi shkaku i kartonëve, ndërsa Lorik Boshnjaku është i lënduar.
Ndeshja fillon të dielën në ora 15:00. /Telegrafi/(Statistikat: prishtina.fc.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet