LAJMI I FUNDIT:

Derbi drenicas zhvillohet në Drenas, 89-shi dhe Llapi në kërkim të pikëve të para

Derbi drenicas zhvillohet në Drenas, 89-shi dhe Llapi në kërkim të pikëve të para

Xhiroja e tretë në elitën e futbollit kosovar ka filluar me takimin Besa – Arbëria.

Dy skuadrat e inkuadruara nga Liga e Parë u përballën në Brestovik të Pejës, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 0-3.

E për ditën e sotme në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, të cilat luhen me fillim nga ora 16:00.


Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas do të luhet derbi drenicas mes Feronikelit dhe Drenicës.

Të dyja skuadrat kanë marrë nga një fitore dhe një humbje në dy takimet e para dhe pritet ndeshje interesante.

Alban Shala do të jetë gjyqtar kryesor i kësaj sfide me ndihmësit Alban Ejupi e Lumturije Muhadri ndërsa gjyqtar i katërt është Tefik Maloku.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 është nikoqir i Llapit.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët nuk kanë shënuar ende fitore, pasi kanë luajtur vetëm nga një sfidë.

Llapit i është shtyrë ndeshja e xhiros së parë ndaj Dritës, teksa të njëjtin fat e pat Trepça ’89 në xhiron e dytë.

‘Minatorët’ janë në kërkim të pikëve të para, por për të njëjtin qëllim futën edhe llapjanët dhe kjo pritet ta bëjë sfidën mjaftë interesante.

Të dyja takimet do të fillojnë me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori