LAJMI I FUNDIT:

Deralla: Verifikimi i pjesërishëm i listës zgjedhore hedh hije dyshimi

Deralla: Verifikimi i pjesërishëm i listës zgjedhore hedh hije dyshimi

Sipas Xhabir Derallës nga OJQ ”Civil”, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është nën trysni të madhe nga vet anëtarët e saj, ku përsëri shohim bisedime partiake, marrëveshje, mbivotime, por jo mendim ekspertësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, raporti i KSHZ-së i tejkaloi pritshmëritë, madje edhe për më së paku 120000 votues të dyshimtë në listën zgjedhore, shifër me të cilën doli OJQ ”Civil”, qysh para dy vitesh.


Deralla thotë se me vendimin që vetëm një e treta e votuesve të dyshimtë të verifikohen, shfaqet një hije e re në këtë proces, ngjashëm si edhe me vendimin për verifikim të pjesërishëm në terren që lë dyshime se një pjesë e këtyre votuesve janë shpëtuar.

Prandaj, sipas tij, KSHZ-ja duhet të rishqyrtojë vendimin dhe të sjell një vendim të ri që do të rrezatoj besim në atë që e bën, duke shtuar se KSHZ-ja duhet të ketë komunikim më të rregullt me OJQ-të të cilat janë të përfshirë në monitorimin e procesit zgjedhor, tash e një kohë të gjatë./Telegrafi/