LAJMI I FUNDIT:

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj: Dyshohet se shoferi i autobusit ishte në gjumë

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj: Dyshohet se shoferi i autobusit ishte në gjumë

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Ajo ka shkruar me dhimbje e pikëllim ka pranuar lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetasit kosovarë.


“Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jetën 10 persona dhe rreth 30 te tjerë janë të lënduar. Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to”, ka shkruar Lekaj-Prljaskaj.

Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi
Lexo po ashtu Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

Deputetja më tej ka shtuar se Republika e Kroacisë e ofron mundësinë e kujdesit kualitativ shëndetësor personave të lënduar dhe shpresojmë se udhëtaret e lënduar te shërohen sa më shpejt.

“Bashkë me ambasadorin e Republikës se Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Gëzim Kasapollin po shkojmë drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia”, ka shkruar ajo.

Ndërakq, Lekaj-Prljaskaj në një prononcim për KosovaPress ka tha se në bazë të informacioneve të para dyshohet se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë, por shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje pritet të kuptohen më vonë.

“Tani për tani kam informacion që shoferi ka qenë në gjumë, por më vonë kur do të dalë në vendngjarje do të marrë të dhëna më të sakta nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë do të shoh si qëndron situata me të lënduarit”, tregoi Lekaj-Prlaskaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori