LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Remenski nesër do të deklarohet për rastin ‘Haraçi’ në Prokurori

Deputetja Remenski nesër do të deklarohet për rastin ‘Haraçi’ në Prokurori

Siç raporton ‘Plusinfo’, deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski nesër do të duhet të deklarohet për rastin ‘Haraçi’ në Prokurorinë Publike.

Deputetja e partisë maqedonase në pushtet është kryetare nderi i ‘Lidhjes ndërkombëtare’ të Bojan Jovanvoski. Ajo më herë ka demantuar zërat se ajo bashkërisht me burrin e saj është e përfshirë në aferë ku të dyshuar kryesorë janë Bojan Jovanovski, Zoran milevski dhe Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Prezantimi selektiv i përmbajtjes së procesverbalit me manipulime dhe përfundime dhe interpretime të gazetarëve për ndonjë përfshirje të burrit tim në rastin ‘Haraçi’ i vlerësoj si të pavërteta dhe shpifje”, shkroi Remenski në ‘Facebook’.

Ndryshe, sot deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski jui bëri thirrje të gjithë politikanëve që janë fotografuar dhe janë shoqëruar me të dyshuarit e rastit ‘Haraçi’ dhe të deklarohen në prokurori./Telegrafi/